Site icon Telegrafi

Sveçla kujton Astrit Deharin: Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar Astrit Deharin, në shtatë vjetorin e vdekjes së tij.

Sveçla thotë se drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme, transmeton Telegrafi.

“Sot bëhen 7 vite pa shokun e bashkëaktivistin tonë Astrit Dehari. Mungesa e tij në mesin tonë është e madhe, teksa zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët”, shkruan ai në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar “Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme”.

Lexo po ashtu Shtatë vjet nga vdekja e Astrit Deharit

Ndryshe, më 4 gusht të vitit 2016 objekti i Kuvendit të Kosovës u sulmua me një granatë dore. Me 30 gusht të atij viti, Policia kishte arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si të dyshuar për kryerjen e sulmit. Një nga ta ishte Astrit Dehari.

Bashkë me të tjerët, Astriti kishte përfunduar në paraburgim në Prizren, teksa priste për një aktakuzë, ngritjen e së cilës nuk e përjetoi. Me 5 nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari, u gjend i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Telegrafi/

Exit mobile version