Site icon Telegrafi

Sveçla konfirmon se njëra nga veturat e konfiskuara është e Radoiçiqit

Një veturë luksoze e tipit “Mercedes G-Class” e konfiskuar dhe e ekspozuar sot në kampin e Policisë “Enver Zymeri” dyshohet se është e të kërkuarit nga drejtësia, Milan Radoiçiq.

Brenda kësaj veture janë gjetur disa dokumente për posedim të armëve me emrin e Milan Radoiçiqit.

Kjo veturë dhe 23 të tjera janë lënë mbrëmë në Banjskë nga grupi terrorist pas sulmit të pandërprerë që i bënë Policisë nga orët e hershme të mëngjesit.

Lexo po ashtu Sveçla: Gjashtë terroristë po trajtohen në Novi Pazar, Serbia t'i dorëzojë ata

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka prezantuar sot listën e lejeve zyrtare të Serbisë që i janë dhënë Radoiçiqit dhe lista me armët që ai posedon.

“Në këto materiale kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit Millan Radoiçiq që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë aksion. Ai është nënkryetar i Listës Serbe që është e bashkërenduar me Aleksandar Vuçiqin”- tha ai.

Exit mobile version