Site icon Telegrafi

Aksioni i policisë në Brezovicë, Sveçla: Jemi zotuar se do të luftojmë krimin në çdo cep të vendit

Foto ilustruese

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i ka dhënë jehonë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në Brezovicë.

Sveçla në një postim në Facebook thotë se kjo qeveri është zotuar për luftimin e krimit në çdo cep të vendit.

“Ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë krimin në çdo cep të vendit, sot u zhvillua suksesshëm aksioni i Policisë së Kosovës ndaj krimeve me ndërtime që kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të maleve në zonën e Brezovicës”.

Ai ka thënë se aksioni në Brezovicë nuk ka pasur qëllim persona apo etni të caktuara.

Lexo po ashtu Arrestohen dhjetë zyrtarë në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës Bratislav Nikoliq

“Ky aksion nuk ka pasur cak persona të përveçëm apo të etnive të caktuara. Ky aksion, si çdo aksion tjetër i Policisë së Kosovës, ka pasur cak shkelësit e ligjit që në mënyrë të vazhdueshme, përmes formave të ndryshme kanë shkatërruar pasurinë publike për përfitime personale apo klanore”.

Ministri i Punëve të Brendshme thotë se shkelësit e ligjit do të luftohen pa asnjë dallim.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme bashkë me Policinë e Kosovës, mbesim të përkushtuar të ofrojmë siguri, rend dhe ligj për gjithë qytetarët tanë. Shkelësit e ligjit do të luftohen pa asnjë dallim, pa asnjë përjashtim, në gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Xhelal Sveçla./Telegrafi/

Exit mobile version