Telegrafi

Sveçla flet për kasafortën në MPB dhe “dhomën e përgjimeve” në Telekom

Ish ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për atë që ishte quajtur skandal nga ministri aktual Punëve të Brendshme, Agim Veliu lidhur me hapjen e një kasafortë në MPB që përmbante dekomunte sekrete apo të klafisikuara.

“Ato janë broçkulla dhe dhe nuk e di nga cila mendje dolën, edhe pse e tha Veliu. Nuk ka asgjë të vërtetë aty. Situata është plotësisht e ndryshme, por ata duke mos pasur çfarë të thonë e kanë shpikur atë. Kur unë fillova detyrën si ushtrues detyre i ministrit, ishin dy kasaforta, njëra me dy çelësa dhe kur u hap ajo nuk kishter asgjë brenda, asnjë dokument”, ka thënë Sveçla në RTK.

Sipas tij, edhe kasaforta e dytë kishte kishte asgjë brenda.

“Logjika thoshte se duhet të ketë një arkiv që arkivohen dokumentet e klasifikuara. Dhe që nga ai moment kemi filluar të praktojmë praktikat ligjore të dokumenteve të klasifikuara. Pas daljes nga ministria, kombinimin e numrave të kasafortës ia kemi përcjellë sekretarit të ministrisë”, ka thënë ai.

Sveçla është pyetur edhe për të ashtuquajturën dhomë e përgjimeve në Telekomin e Kosovë ku ishte raportuar për ndërhyrjen e tij, të ish kryeministrit Albin Kurti dhe të ish zëvendëskryeministrit, Haki Abazi.

“Nuk ekziston dhoma e përgjimeve në Telekom. E ka ditur edhe presidenti dhe ai ka shpif se unë bashkë me kryeministrin Kurti për tri ditë radhazi kemi qenë në përgjigjme. Është budallallëk”, ka thënë Sveçla.