Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla – që ishte edhe njëri nga organizatorët e protestës së shkurtit 2007, në të cilën u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini – ka rrëfyer në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit për atë që ndodhi dhjetë vite më parë.
Sveçla fajëson Ekipin e Unitetit që dialogonte me Serbinë në Vjenë, duke thënë se ata u larguan nga Prishtina si të kishin dijeni se do të ndodh një gjë e tillë.
“Unë mendoj që ata e kanë ditë. Edhe deklaratat që kanë rrjedh pastaj – këtë e konfirmojnë edhe KMDLNj – thonë se ka pas indikacione se oficerë ndërkombëtarë të policisë së UNMIK-ut drejtpërdrejt kanë dhënë urdhër për dhunë”, ka thënë ai.
Ai thotë se pas kaq vitesh po del që qëllimi i protestës së para një dekade të jetë dëmtimi dhe neutralizimi i Vetëvendosjes.
Aktivisti I VV-së thotë se është rastësi që nuk ka pas më shumë viktima në atë ditë. /RTV D/Telegrafi/
https://youtu.be/TKaRmfoLb10?t=3511