Site icon Telegrafi

Sveçla akuza Tahirit: Unë nuk blej allti me para të shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla është përplasur me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Duke debatuar për statistikat për luftimin e krimit dhe korrupsionit, Sveçla dhe Tahiri u lëshuan në akuza ndaj njëri-tjetrit.

Ishte ministri Sveçla që tha se ai nuk blen armë zjarri me para të shtetit, sikurse ka bërë Tahiri sa ka qenë shef i kabinetit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

“2019 ka pasur më shumë arrestime të opozitës se kriminelëve të lartë. Fundi i fundit, asnjë skandal të qeverisë nuk e kemi pasur. Unë nuk blej allti me para të shtetit dhe pastaj mos ta kthej kur e lëshon pozitën”, tha ai.

Lexo po ashtu Tahiri dyshues për Fondin e Sigurisë: Lë mandatin e deputetit nëse janë grumbulluar më shumë se dy milionë euro

Por deputeti opozitar tha se ministri Sveçla do të mbahet mend vetëm për nepotizëm.

“Je ministër që do të mbahesh mend për punësimin e motrave, akrabave dhe të rrethit. Ti ma shumë mbahesh mend për familjarizëm se sa për angazhim në fuqizimin e rendit publik. Ky është një problem shumë i madh i yti”, tha ai. /KP/

Exit mobile version