Site icon Telegrafi

Svarqa: Votat e të pakënaqurve të PDK-së ia sollën fitoren Vetëvendosjes

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Svarqa, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk ka asnjë rrezik që koalicioni LDK-VV të mos ndodh.

“Ky ka qenë vendim i elektoratit dhe nuk kemi çka të dyshojmë në këtë çështje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve ai ka thënë se sondazhet nuk kanë parashikuar votat e diasporës kur e kanë vendosur LDK-në si të parën.

“Ka mundësi që LDK ka humbur lidhjen e dikurshme që kishte me diasporën”.

Svarqa ka thënë se pakënaqësia e madhe e qytetarëve ndaj pushtetit i ka sjellë fitoren Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se në LDK e kanë pasur të qartë se votat e PDK-së nuk shkojnë te ata.

Lexo po ashtu Sejdiu i kërkoi dorëheqjen, i përgjigjet Svarqa: Pse nuk i ruajte votat që i kishte Ibrahim Rugova

“Votat e të pakënaqurve të PDK-së i shkuan Vetëvendosjes duke ia sjellë fitoren”, tha ndër të tjera Muharrem Svarqa./Telegrafi/

Exit mobile version