Kompania Bentley ka njoftuar se automjeti i ri SUV i kësaj marke do të kushtojë rreth 162.000 euro.
Në këtë mënyrë, ky model do të bëhet më i shtrenjti nga të gjitha automjetet luksoze SUV, megjithatë nuk do ta tejkalojë modelin Mulsanne, i cili kushton rreth 290.000 euro.
Automjeti i shfrytëzueshëm sportiv pritet të dalë në treg në vitin 2016, ndërsa do të bazohet në platformën MQB Evo dhe do të arrijë shpejtësi maksimale prej 320 km/h.
Do të jetë në dispozicion me dy motorë – duke përfshirë ‘twin-turbo’ 4.0 l V8 dhe 6.0 l W12, ndërsa për vitin 2017 është paralajmëruar edhe versioni hibrid.
Ky automjet do të prodhohet në Britani të Madhe, ndërsa për prodhimin e tij janë investuar afro një miliard euro dhe janë angazhuar disa mijëra punëtorë. /Telegrafi/