Site icon Telegrafi

Suspendohet stjuardesa që hante nga ushqimet e përgatitura për udhëtarët (Video)

Stjuardesa e paemëruar që shërbente në Urumqi Air në Kinë, është suspenduar pasi u pa duke ngrënë nga pjatat që do duhej t’ju shërbeheshin udhëtarëve.

Kompania ajrore e ka larguar nga të gjitha obligimet, derisa të kryhen hetimet lidhur me rastin, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ajo ishte shfajësuar duke thënë se po i testonte cilësinë e ushqimit, zyrtarët e kompanisë nuk e pranuan arsyetimin.

Në kërkim faljen ndaj pasagjerëve, është thënë se higjiena në aeroplan është shumë e lartë, ndërsa nuk do të parandalojnë ngjarja të tilla. /Telegrafi/

https://youtu.be/ZxrNPA-Xj9k

Exit mobile version