Inxhinieri i lartë softuerik i Google i cili tha se chatbot-i me inteligjencë artificiale ka fituar “ndjenja njerëzore” u suspendua nga puna.
Blake Lemoine tha për The New York Times se më 6 qershor u suspendua nga puna, pasi që ekipi i resurseve humane të kompanisë e informuan atë se ai “kishte shkelur politikën e fshehtësisë së kompanisë”.
Lemoine deklaroi se u suspendua vetëm një ditë pasi që ai i dorëzoi disa dokumente tek një senator amerikan, përcjell Telegrafi.
Në një artikull të publikuar më 11 qershor, Lemoine për The Washington Post tha se ai kishte filluar të bisedonte me LaMDA, si pjesë e rolit të tij tek departamenti i Google për Teknologji Artificiale.
LaMDA, e cilësuar si “teknologjia e fundit për biseda” e Google, për qëllim ka që të bëjë “bashkëbisedim real me njerëzit”. /Telegrafi/