Site icon Telegrafi

Suspendohet komandanti i Policisë në Gjakovë dhe pesë zyrtarë të tjerë policorë

Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Gjashtë zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës janë suspenduar sot nga puna.Prej tyre edhe komandantin e policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Telegrafin se suspendimi i tyre është bërë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor, sot janë suspenduar përkohësisht 6 zyrtar policor nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Suspendimi i tyre është bërë sipas rekomandimit të IPK, pasi ndaj të njëjtëve janë duke u kryer hetime”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/

Exit mobile version