Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka suspenduar dy zyrtarë policor lidhur me arratisjen nga Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së, e të paraburgosurit me inicialet A.K.
SHKK njofton se ka iniciuar procedurën disiplinore, me c`rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.
Në njoftimin e bërë për media nga SHKK thuhet se me urdhër të prokurorit, zyrtarët korrektues janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së.
Ndërkaq i paraburgosuri është arratisur sot rreth orës 04:00, në Qendrën Klinike Universitare, reparti i Ortopedisë./Telegrafi/