Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) pas pranimit të një njoftimi zyrtar nga Prokuroria e Shtetit se ndaj dy zyrtarëve të IPK-së është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ka marrë vendim të suspendojë me pagesë dy zyrtarë të lartë të saj.
“Vendimi për suspendim bazohet në Ligjin Nr. 03/L-231 për Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 16/MPB-2015, për përcaktimin e shkeljeve, masave disiplinore dhe procedurës disiplinore ndaj punonjësve të IPK-së”, thuhet në njoftim.