Site icon Telegrafi

Suspendohen dy atletë nga Lojërat Olimpike të Tokios

Dy atletë me nam të xhudos janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike për shkeljen e rregullave strikte të COVID-19.

Dyshja u suspenduan pasi u zbulua se kishin shkuar në një shëtitje nëpër Tokio.

Komiteti Organizativ Olimpik i Tokios tha të shtunën se një person i përfshirë në lojëra i është hequr akreditimi për largimin nga fshati i atletëve për të vizituar qytetin.

Lexo po ashtu Ritual i rrallë i trajnerit gjerman ndaj xhudistes: Shkundje dhe dy shuplaka para duelit

Kjo është, natyrisht, një shkelje e madhe e rregullave të saj kundër COVID-19. Është hera e parë që një pjesëmarrës i Olimpiadës i është hequr akreditimi që kur lojërat filluan më 23 korrik.

Zëdhënësi i komitetit organizativ Masanori Takaya e konfirmoi lajmin në një konferencë shtypi, por ai nuk dha asnjë detaj të mëtejshme.

Lexo po ashtu Ish-e dashura i dërgon një mesazh shumë të sikletshëm për fituesin e medaljes olimpike në intervistën televizive

Duke premtuar se do të jepet më shumë të dielën, Takaya nuk pranoi të zbulojë informacione të tilla si kombësia e shkelësit.

Ai gjithashtu refuzoi të deklarojë nëse personat ishin atletë ose nëse ndonjë zyrtar tjetër ishte i përfshirë.

Takaya tha: “Askush nuk duhet të largohet nga fshati i atletëve me qëllim të ndonjë gjëje interesante”.

Lexo po ashtu Ngrit 313 kilogramë me një këmbë për medalje të artë dhe rekord olimpik - bëhet viral peshëngritësi kinez në Lojëra Olimpike

Ai shtoi gjithashtu se vendimi u mor të premten. Për shkak të pandemisë me coronavirus, atletët dhe të gjithë mbajtësit e kredencialeve të tjera olimpike u kërkohet të ndjekin rreptësishtë rregullat e “librit të lojërave” të COVID-19.

Lexo po ashtu Incident në Lojërat Olimpike: Sporti debutues, skejtbordi sa nuk i solli lëndime të rënda Angelo Narvaezit

Disa raportime thonë se kombësia e dy personave që janë dëbuar është gjeorgjiane dhe të dy janë meshkuj.

Sidoqoftë, asnjë konfirmim zyrtar nuk është bërë ende. /Telegrafi/

Exit mobile version