Në një intervistë për Sky Italia, që do të transmetohet nesër, anësori spanjoll i AC Milan, Suso foli për Ligën e Kampionëve.
Për kuqezinjtë, mbetet objektivi numër një për t’u rikthyer në këtë garë, megjithëse me siguri nuk do të ndodhë këtë sezon.
“Liga e Kampionëve? Ashtë një ëndërr, unë jam 26-vjeç dhe nuk kam luajtur ende”.
“Të gjithë lojtarët e fortë luajnë në Ligën e Kampionëve, një klub si Milan duhet të kthehet”.
“Është diçka që unë do të doja aq shumë”, ka thënë Suso. /Telegrafi/