Telegrafi

Suso: Me trajnerin serb ishte klimë terrori në Milanello

Suso ka arritur të gjej vetën në Milanin e Vicenzo Montellas dhe ka shumë minuta në këmbë këtë vit. 

Anësori është aktivizuar çdo ndeshje nga trajneri Montella dhe ka shënuar edhe një gol.

22-vjeçari nga Kadizi në një intervistë për Tuttosport ka thënë se sa ishte trajneri serb Sinisa Mihajlovic te Milani, ishte atmosferë terrori.

Ai u huazua te Genoa ku shkëlqeu për tu kthyer te Milani.

Lexo po ashtu Juventusi i bën me miliona euro Interin dhe Milanin

“Me trajnerin e mëparshëm ekzistonte një klimë terrori në Milanello, ndërsa Montella ka rikthyer qetësinë dhe kthjelltësinë. Mendoj se çdo lojtar duhet të luajë, për të treguar nëse vlen”.

“Unë pata vetëm një shans, kundër Empolit, në fillim të sezonit të shkuar. Luajta si mesfushor pas dy sulmuesve, një rol që nuk më përket, ndërsa u zëvendësova pa mbushur një orë lojë. Që atëherë nuk luajta më dhe më vjen keq, sepse nuk më duket normale që të vlerësohet kështu potenciali i një futbollisti”, ka thënë Suso. /Telegrafi/