Suso në një intervistë për Marca, ish-lojtari i Liverpoolit kujton emocionet e Superkupës së Italisë.
“Ndaj Juventus ishte një mundësi e artë për të fituar një trofe. Ne i mposhtëm dy herë këtë sezon, ndeshja në San Siro ishte më e ekuilibruar, por në Superkupë ne ishim më të mirë”, tha ai.
Për shkak të formës së tij, Milan po mendon për rinvomin, që mesfushori e pranon se janë në bisedime me skuadrën dhe beson se gjithçka do të përfundojë me hedhjen e firmës.
“Jemi duke e diskutuar mundësinë e rinovimit prej dy javësh. Kemi edhe dy ose tre detaje për të zgjidhur, por besoj se nuk do të ketë asnjë problem”, tha Suso.
“Herën e fundit që e takova Berlusconin ishte pas derbit ndaj Interit ku shënova dy gola. Ai erdhi në dhomat e zhveshjes dhe më uroi, më tha që kisha luajtur shumë mirë”, tregoi Suso.