Anësori i Milanit, Suso, pas rinovimit të kontratës ka thënë se ndjehet i lumtur dhe është dita më e rëndësishme në jetën e tij.
Lojtari spanjoll e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2022 dhe këtë e ka komentuar në Instagram.
“Kjo do të mbetet një nga ditët më të lumtura të jetës time”.
“Jam i lumtur që kam nënshkruar me Milanin deri në vitin 2022”.
Ai ka falënderuar familjen e tij, partneren, agjentin dhe bashkëlojtarët.
“Një speciale e veçantë, dua të falënderoj drejtorët e Milanit. Unë do të bëj gjithçka për këtë fanellë, siç kam bërë gjithmonë. Forza Milan, gjithmonë”, ka shkruar Suso.
Lojtari u ble në vitin 2015 nga Liverpooli, klub ku nuk kishte kaluar aspak mirë, madje ishte huazuar edhe te Almeria.
Edhe Milani e kishte huazuar për një sezon te Genoa ku shkëlqeu në 19 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola. /Telegrafi/