Telegrafi

Suso nuk e ka ndërmend të largohet nga Milani

Suso gjatë ndeshjes kundër Bolognas në Stadio Renato Dall'Ara (Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Milanit, Suso, ka qenë një nga emrat që është lakuar për një largim të mundshëm nga kuqezinjtë gjatë verës.

Por, spanjolli ka qetësuar tifozët e klubit italian duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet.

“Gjithmonë e kam thënë se jam i lumtur këtu”, ka thënë Suso për TuttoSport.

Suso gjatë me Elseid Hysajn (Foto: Getty Images)

“Jam i vendosur dhe nuk ka asgjë të më bëjë të mendoj se duhet të largohem. Nëse skuadra dhe klubi dëshirojnë të rriten me mua, do isha i lumtur”.

“Milani është shtëpia ime tani”, ka shtuar spanjolli.

Lexo po ashtu Milani dëshiron Callejonin, ofron edhe Suson në shkëmbim?

Suso ka nënshkruar në shtatorin e 2017 një kontratë me Milanin deri 2022.

Në këtë sezon ish-anësori i Liverpoolit ka shënuar gjashtë gola në Serie A dhe ka dhuruar 10 asistime. /Telegrafi/