Sulmuesi i Milanit, Suso, ka qenë një nga emrat që është lakuar për një largim të mundshëm nga kuqezinjtë gjatë verës.
Por, spanjolli ka qetësuar tifozët e klubit italian duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet.
“Gjithmonë e kam thënë se jam i lumtur këtu”, ka thënë Suso për TuttoSport.
“Jam i vendosur dhe nuk ka asgjë të më bëjë të mendoj se duhet të largohem. Nëse skuadra dhe klubi dëshirojnë të rriten me mua, do isha i lumtur”.
“Milani është shtëpia ime tani”, ka shtuar spanjolli.
Suso ka nënshkruar në shtatorin e 2017 një kontratë me Milanin deri 2022.
Në këtë sezon ish-anësori i Liverpoolit ka shënuar gjashtë gola në Serie A dhe ka dhuruar 10 asistime. /Telegrafi/