Telegrafi

Suso, lojtari që po mban peng Milanin

Ish-lojtari i Liverpoolit, Suso është një nga të paktët në gjendje që të vendosë i vetëm një ndeshje, falë asaj lëvizjeje magjike, që ngjason shumë me atë të holandezit të Bayern, Arjen Robben.

E majta e tij bën të ëndërrojnë tifozët e “Dajllit” dhe ka bërë për vete trajnerin Montella, i cili nuk do të hiqte kurrë dorë nga spanjolli, edhe me kusht që të ndërtojë një ekip rreth tij. Fitoret e kuqezinjve në këtë sezon kanë ardhur shpesh falë tij.

Ndërkohë, janë gjithmonë dhe më të shumtë ata që duan të shohin në fushën e lojës Andre Silvan. Portugezi është një nga ata sulmues që kanë një nuhatje të madhe për golin, di të lëvizë në zonën e rreptësisë, ka fizikun dhe këmbët për të treguar vlerat e tij në një kampionat të vështirë si ai italian.

Megjithatë, dygolëshi në Europa League mund të mos i mjaftojë për të siguruar një vend si titullar kundër Torino-s.

Nga ana tjetër Montella ka qenë i qartë në konferencën për shtyp pas ndeshjes së mesjavës: “Doni që të luaj me dy sulmues, po Suso-n ku ta çoj?”.

Me pak fjalë, formula në shtëpinë e Milan është: Suso + 10 të tjetër. Por, në mënyrë që aftësitë e spanjollit të mos kthehen edhe në një limit për skuadrën, duhet të krijohen dy kushte thelbësore. Në fillim, lojtari, i cili është i ri, mund ta ndryshojë lojën e tij dhe të bëjë një përmirësim. Në një ekip ku nuk ka një ide të qartë loje, aftësitë e Suso dalin në pah me më lehtësi, edhe pse ai është një individualist i madh.

Sfida e re mund të jetë ajo që të luajë më shumë për ekipin. Kushti i dytë është që Montella të gjejë një modul që të përfshijë të gjithë lojtarët e skuadrës që kanë aftësi të larta teknike.

Një sfidë e vështirë, por jo e pamundur e pret teknikun kuqezi, i cili ka për të detyrë të shfrytëzojë në maksimum aftësitë e të gjithëve. Kjo është edhe ajo pret klubi nga trajneri i tij dhe ndeshjet e ardhshme, të lehta në letër, mund të jenë rasti i duhur. /telesport/