Telegrafi

Suso me klauzolë 50 milionë euro?

Duket se Milani ka vendosur ta blindojë sulmuesin, Suso.

Raportohet se ai ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratën e re të cilën e ka nënshkruar së fundmi. Ai do të paguhet për 3 milionë euro në sezon.

Kishte spekulime se një klauzolë do të vihet në kontratën e re, kurse Il Giornale është me siguri raporton se ai tashmë është blinduar nga klubi Rossoner.

Nuk është e qartë nëse kjo klauzolë mund të aktivizohet nga klubet tjera italiane, apo është valide vetëm për klubet jashtë Italisë. Ky është zakoni i shumicës së klubeve italiane kur vënë klauzola.

Rossonerët po ballafaqohen me një krizë të rezultateve para udhëtimit të vështirë te Roma. Nënshkrimi i Susos shihet si një motivim shtesë para këtij dueli.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

Milani bëri 200 milionë euro investime këtë verë. Prej emrave që u transferuan ishin edhe Leonardo Bonucci dhe Lucas Biglia.

Milani deri tash ka dy humbje në Serie A dhe ballafaqohet me një sfidë të vështirë ndaj Romës, para derbit ndaj Interit. /Telegrafi/