Telegrafi

Suso: Kisha katër apo pesë oferta, por Milani i refuzoi të gjitha

Suso në ndeshje ndaj Interit

Ylli spanjoll, Suso ka zbuluar se ka pasur katër ose pesë oferta për të këtë verë, por Rossonerët i kanë refuzuar të gjitha.

24-vjeçari është pjesë e klubit nga San Siro që nga viti 2015, kur nënshkroi nga Liverpooli për një shifër simbolike.

Paraqitjet e tij për klubin kuqezi e kanë parë atë të lidhet me një numër të madh klubesh evropiane, por spanjolli këmbëngul se ‘e do’ ekipin e tij aktual.

Lexo po ashtu Gattuso: Dua ta mbaj Suson me çdo kusht

“Kemi pasur oferta të ndryshme, katër ose pesë. Por, klubi nuk ishte i përgatitur për të negociuar”, ka thënë fillimisht Suso gjatë një interviste të gjatë me gazetën Marca.

Suso duke festuar një gol me Milanin (Getty Images)

“Gjithmonë them se e dua Milanin dhe familja ime është shumë e lumtur këtu”.

“Me pronarët e rinj, ne do të ulemi përsëri për të diskutuar një tjetër rinovim. U rinovova në nëntor dhe nëse ka mundësi do ta bëja sërish”.

Lexo po ashtu Suso te Roma për 35 milionë euro?

“Ndonëse Juventusi dominon me tituj për momentin, ju ndjeheni dhe e dini se Milani është një nga klubet më të mira”.

“Më bën të lumtur të them se kam qenë një lojtar i rëndësishëm për Milanin”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/