Sipas medieve italiane, Suso u takua me drejtorin e ri sportiv të Milanit, Massimiliano Mirabelli për të diskutuar rreth një kontrate të re.
Sulmuesi spanjoll ka qenë i afërt me nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me Rossonerët para marrjes në dorëzim nga konsorciumi i Yonghong Li, por tregimet dolën pastaj se ai kishte disa dyshime.
Tani Sky raporton se Mirabelli është takuar me Suson në Milanello sot për të diskutuar një zgjatje të kontratës së tij, e cila aktualisht skadon në vitin 2019.
23-vjeçari besohet të ketë shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar me Rossonerët, ndërsa gjithashtu është i pranishëm edhe drejtori Marco Fassone.
Milan duhet tani të planifikojë një takim me përfaqësuesit e Susos për të përfunduar zyrtarisht një marrëveshje, por lojtari mendohet të jetë i lumtur të qëndrojë në San Siro. /Telegrafi/