Telegrafi

Suso: Fitorja ndaj Sassuolos vendimtare për Milanin

REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - NOVEMBER 05: Paolo Cannavaro of US Sassuolo and Suso of AC Milan in action during the Serie A match between US Sassuolo and AC Milan at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on November 5, 2017 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

Anësori i Milanit, Suso, është shprehur shumë i lumtur për fitoren 2-0 ndaj Sassuolos, por edhe për golin.

Spanjolli ka thënë se kjo ishte shumë e rëndësishme dhe se tani duhet të përgatiten kundër Napolit.

“Mendoj se ishte një ndeshje e rëndësishme për situatën tonë. Kemi luajtur mirë, tri pikë para pushimit të përfaqësueseve është një relaksim për ne”.

“Ishte një moment vendimtar për trajnerin dhe ne, sepse po punojmë shumë. Tani mund të pushojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen ndaj Napolit. Ndihem i lumtur këtu, e gjithë skuadra është fantastike dhe trajneri ka shumë besim tek unë. Gjithmonë e kam thënë, kam raport të mirë me trajnerin, jam i lumtur edhe për atë”.

Në media është folur shumë për faktin se sulmuesit e Milanit nuk po shënojnë gola, por Suso mendon se është çështje kohe.

“Kemi lojtarë si Nikola Kalinic, Andre Silva dhe Patrick Cutrone të cilët kanë karakteristika që plotësojnë skuadrën. Ata duhet të relaksohen, golat do të vijnë”, ka thënë Suso.

Aktualisht kuqezinjtë renditën në vendin e shtatë me 19 pikë. /Telegrafi/