Telegrafi

Suso: Dua të qëndroj te Milani

CROTONE, ITALY - AUGUST 20: Suso of Milan gestures during the Serie A match between FC Crotone and AC Milan on August 20, 2017 in Crotone, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Sulmuesi i Milanit, Suso, insiston se nuk e ka ndërmend të largohet nga kuqezinjët dhe se nuk i bën për klauzolën.

Për ish-yllin e Liverpoolit përveç Reds, interesim kanë shfaqur Barcelona, Tottenhami dhe disa skuadra të tjera.

“Së fundmi kam nënshkruar një rinovim të rëndësishëm”, ka shkruar Suso në Instagram.

“Mendoj për fushën, ndërsa agjenti im për afatin kalimtar. Kam lexuar gjithçka: thashetheme, dëshira, negociata të supozuara dhe pasaktësi”.

“Së pari: nuk brengosem për klauzolën, duhet të jemi progresiv në pesë muajt e mbetur. Së dyti: një klub historik dhe special si Milani meriton respekt, ata janë fokusuar te unë dhe kanë investuar shumë. Së treti: në çdo rast dëshira ime do luaj rëndësi. Aktualisht dua të qëndroj këtu, çdo gjë tjetër është vetëm një kapitull. Forca Milan, Suso”, shtoi spanjolli.

Klauzola e 24-vjeçarit është rreth 50 milionë euro.

Suso në këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tre asistime. /Telegrafi/