Site icon Telegrafi

Susan Sarandon: Kishte diskriminime në pagesa në Hollywood, por Paul Newman më dha një pjesë të rrogës

Susan Sarandon ka treguar një rrëfim të dhimbshëm që i kishte ndodhur vite më parë.

Aktorja ka pohuar se në një rast, ish-kolegu i ndjerë Paul Newman, i kishte dhënë një pjesë të honorarit të rrogës sepse dyshja nuk po paguheshin njëjtë për filmin që po xhironin.

Deklarata e saj, siç raporton BBC, i referohet filmit Twilight të vitit 1988, në të cilin dyshja ishin ndër protagonistët kryesor ishte edhe Gene Hackman.

Newman dhe Sarandon

Siç tha Sarandon, kur zbuloi se Hackman dhe Newman kanë marrë pagë shumë të lartë se ajo, Newman i ka ndarë një pjesë të rrogës aktores 71-vjeçare.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ajo tha se Hollivudi gjithmonë do të ketë “shtrat për gjumë”, e cila, për të qenë më e saktë, i referohet shërbimeve seksuale në këmbim të një roli.

“T’i dorëzohesh marrëdhënieve seksuale ose të pajtohesh me dikë për të bërë seks, është gjithashtu një zgjedhje e jotja. Ajo që ne duam është të mos na shfrytëzojnë”, tha Sarandon.

Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe këtë vit në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version