Telegrafi

Susan Boyle sulmohet me gurë nga 15 të rinj

Këngëtarja Susan Boyle është sulmuar fizikisht dhe është ofenduar në një stacion autobusi në qytetin skocez, West Lothian.

Një grup prej 15 të rinjsh kane hedhur në drejtim të saj letra të ndezura në flakë, gurë dhe e kanë ofenduar me fjalë të rënda. Ata e kanë quajtur plakë dhe të shëmtuar, ndërsa gjësendet ia kanë hedhur në fytyrë.

Dëshmitarët kanë thënë se ky grup i të rinjve i kanë keqtrajtuar banorët lokalë qe disa muaj.

Polica është duke e hetuar rastin ndërsa ish-ylli i Britain’s Got Talent është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ajo ka shpëtuar pa lëndime serioze.

Lexo po ashtu Dikur e mahniti botën në Britain’s Got Talent, ndërsa për shkak të sëmundjeve mund të mos këndojë më kurrë (Foto/Video)

Menaxherët e saj janë duke e shqyrtuar opsionin e angazhimit të truprojave që të kujdesen vazhdimisht për të.

Boyle vuan nga diabeti dhe sindroma Apserger, mirëpo sëmundja nuk e ka penguar që të bëhet yll në muzikë. /Telegrafi/