Site icon Telegrafi

Surroi: LVV dhe LDK mund t’u rikthehen negociatave për koalicion prej një këndi tjetër

Publicisti Veton Surroi ka thënë sot se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’u rikthehen negociatave për koalicion prej një këndi tjetër, atij të zgjedhjes së Presidentit/es.

Surroi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se pjesë e marrëveshjes së koalicionit mes LVV-LDK nuk duhet të jetë as emri i kandidatit/es e as përkatësia e tij/saj partiake , por procedura me të cilën partitë nënshkruese të Koalicionit do ta propozojnë kandidatin/en që mund të ketë pëlqimin edhe të partive që nuk janë pjesë të koalicionit në pushtet.

Lexoni të plotë postimin e Surroit:

LVV dhe LDK mund t’u rikthehen negociatave për koalicion prej një këndi tjetër, atij të zgjedhjes së Presidentit/es. Kjo çështje qe një prej pengesave të mëdha dhe konstante për arritjen e marrëveshjes por nuk ka nevojë të jetë e tillë. Në mënyrë që të zgjidhet, do marrë në konsideratë këto pika:

Nëse LVV dhe LDK arrijnë një pajtim për procedurën e ndërtimit të konsensusit për Presidentin/en, atëbotë do të forcojnë idenë e balancit të pushtetit nëpërmjet bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë.

Njëherë e zgjidhur kjo çështje, mund t’u rikthehen çështjeve të mbetura, të pakta dhe që të gjitha të zgjidhshme”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version