Telegrafi

Surfisti nuk mundi t’i bëjë ballë valës së lartë 20 metra (Video)

Russell Bierke nga Australia ishte duke bërë sërf në Nazare të Portugalisë, që është një prej bregdeteve më të mira për këtë sport.

Por, 21-vjeçari e pati të pamundur t’i bënte ballë valës gjigante të lartë afro 20 metra, që e përplasi keq dhe u desh të intervenohej prej kujdestarëve, transmeton Telegrafi.

“Arrita të merrja frymë thellë, para se të më merrte vala brenda. Nuk mendova që mund të jetë kaq e fuqishme”, ka thënë Bierke.

Me këtë rast, ai ka kërkuar që të vlerësohet mirë gjendja e valëve, para se të nisë surfimi, sepse mund të ketë edhe përfundime të papritura. /Telegrafi/