Site icon Telegrafi

Surfisti kaloi me sukses brenda harkut të një vale gjigante (Video)

Teddy Navarro ka treguar aftësitë e tij në sërfim, duke kaluar me sukses brenda harkut të një vale gjigante në bregdetin e Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara.

Gjithçka ishte në favorin e surfistit entuziast, që atë moment e manovroi me shkathtësi dhe kaloi nëpër tunelin lëvizës të ujit, transmeton Telegrafi.

“Mund ta shoh këtë pandërprerë, është një mundësi e rrallë, e përfunduar me sukses” ka shkruar një komentues.

Ky bregdet i gjatë afro gjashtë kilometra, është i njohur për valët e favorshme për ushtrimin e këtij sporti, që mbledhë mbi tetë milionë surfistë për çdo vit. /Telegrafi/

Exit mobile version