Telegrafi

Supremja refuzon ankesën e LVV-së për numërimin e mbi 20 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Arkiv

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të PZPAP-së për numërimin e 20 mijë e 550 fletëvotimeve nga diaspora.

“Ankesa e subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.761/2021, lidhur me kërkesën për numërimin e 20.550 pakove me fletëvotime të arritura me postë nga votuesit jashtë Kosovës, është refuzuar si e pabazuar përmes aktgjykimit AA.nr.38/2021”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

Supremja ka refuzuar edhe ankesat e komuniteteve. /Telegrafi/