Talenti Ilax Moriba ka shënuar golin e tij të parë në fanellën e Barcelonës sonte në ndeshje ndaj Osasunas në kuadër të xhiros së 26-të të La Ligas.
Për mesfushorin 18 vjeçar ka kohë që flitet dhe pritet shumë prej tij në të ardhmen.
Ai u bë protagonist kur shënoi golin e tij të parë në karrierë në futbollin profesionist, ndërsa u nda i kënaqur me këtë gjë duke zbuluar edhe një detaj.
𝑭𝑰𝑹𝑺𝑻 𝑮𝑶𝑨𝑳❗ pic.twitter.com/lF2TU3vky5
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 6, 2021
“Duhet të mësojmë nga më të vjetrit. Messi më tha të godas topin kur isha jashtë 16 metërshit”.
“Nuk e di se si e godita topin, por nuk do ta harroj këtë gol kurrë në jetën time”.
https://twitter.com/MessiMX10i/status/1368315245983391746
“La Liga? Ne kurrë nuk e konsiderojmë diçka të humbur”, deklaroi Moriba.
Tutje talenti i Barçës ka dhënë një mendim për ndeshjen Atletico Madridi – Real Madrid.
18-year-old Ilaix Moriba scores his first Barcelona goal 🔥 pic.twitter.com/WHPGNlWyU3
— B/R Football (@brfootball) March 6, 2021
“Shpresoj që të dyja skuadrat të humbin pikë, por nëse do të duhet të zgjedh njërën, atëherë do ishte Atletico sepse është lider”, përfundoi Moriba. /Telegrafi/