Kemi parë dekadave të fundit shumë superheronj, por njëri prej tyre është më i veçantë se të gjithë të tjerët.
Bëhet fjalë për Supermanin, i cili ditën e sotme ka mbushur 80 vjet dhe vazhdon të jetë më i pëlqyeri prej publikut.
Njeriu i çeliktë u krijua në qershor të vitit 1938 nga kompania amerikane DC Comic.
Në fakt, fillimisht u shfaqen disa fotografi në një revistë prej 13 faqesh, i cili i hapi rrugë xhirimit të një filmi televiziv i vitit 1978.
Realizimi i filmit të parë ishte një sukses i madh në saje të aktorëve Marlon Brando, Gene Hackman apo Christopher Reeve.
Pasuan në vitet e ardhshme me lojëra kompjuterike, i cili u bë edhe më i dashur në radhët e fëmijëve, ku më ndër vite u shfaqen edhe superheronjtë e ri – Batman apo Spiderman.
Ndryshe, deri më tani janë shfaqur 45 seri të këtij filmi të famshëm amerikan të krijuar prej Jerry Siegel dhe Joe Shuster. /Telegrafi/