Java e katërt e IPKO Superligës së Kosovës vjen me katër ndeshje shumë interesante që zhvillohen sot (e mërkure).
Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Drita – Llapi, ku takohen dy skuadra me ambicie të mëdha këtë edicion.
Drita e do me çdo kusht fitoren, ndërsa Llapi udhëton në Gjilan për të mos u mposhtur
Trepça ’89 do të jetë mysafirë i KEK-ut, në një ndeshje ku minatorët kërkojnë këndelljen.
Ferizaj pret Feronikelin në debutimin e trajnerit Zekerija Ramadanit.
Ndeshja e fundit por jo për nga rëndësia është ajo mes liderit Flamurtarit dhe Lirisë.
Kjo ndeshje pritet të jetë shumë interesant. /Telegrafi/
Ndeshjet
KEK-u – Trepça’89
Ferizaj – Feronikeli
Drita – Llapi
Flamurtari – Liria