Site icon Telegrafi

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 23-të, luhet në Gjilan dhe Lipjan

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 23-të që janë në program për tu zhvilluar.

Të shtunën janë zhvilluar tre duele, derisa ditën e sotme dy të tjera janë në program për tu luajtur.

Gjilani pret Malishevën në një sfidë mes dy skuadrave me objektiva krejtësisht të kundërta.

Vendasit kërkojnë t’i ikin barazhit, derisa mysafirët po synojnë daljen në Evropë.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Lipjan, ku Prishtina është nikoqir i Lirisë.

Kryeqytetasit duan daljen në Evropë dhe nga kjo sfidë kërkojnë vetëm tre pikët, derisa Liria e fundit në tabelë synon të shkaktojë befasi.

Të dyja sfidat e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/

Exit mobile version