Ka startuar ditën e shtunë java e 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Malisheva ka fituar me rezultat të thellë 6-1 ndaj Feronikelit, derisa Dukagjini ka marrë tri pikë të arta pas fitores 2-1 ndaj Prishtinës.
Sot do të zhvillohen edhe tri super sfida të tjera, shumë të rëndësishme për skuadrat që dalin në fushë.
Padyshim që kryendeshja e kësaj xhiro do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani dhe Llapi si dy skuadra pretendente për titull përballen mes vete.
Ballkani aktualisht zë vendin e parë në tabelë 45 pikë, derisa Llapi është e katërta me gjashtë pikë më pak.
Ky takim do të gjykohet nga Genc Nuza, derisa fillon nga ora 13:30.
Gjysmë ore më parë luhen dy sfida tjera shumë interesante dhe të rëndësishme.
Drenica që po kalon formë të mirë pret Dritën e cila pas humbjes nga Ballkani synon të rikthehet te fitoret.
Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku Gjilani pret Ulpianën, skuadër e cila ia ka shkaktuar humbjen e vetme këtë edicion bardhekuqve. /Telegrafi/
BKT Superliga:
E diel:
13:00 Drenica – Drita
13:00 Gjilani – Ulpiana
13:30 Ballkani – Llapi