Site icon Telegrafi

Superliga Evropiane, përjashtimi i mundshëm nga CHL dhe takimi me Chelsean – Zidane i përmbledh të gjitha

Real Madridi do të jetë nikoqir i Chelseat për takimin e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja do të luhet të martën në stadiumin Alfredo di Stefano nga ora 21:00, e që do të jetë një takim mjaftë interesant.

Zinedine Zidane është deklaruar për takimin me The Blues, derisa ka treguar edhe për lojtarët që mungojnë.

“Po, Toni Kroos do të jetë i gatshëm për këtë takim, ndërsa Ferland Mendy jo”, ka thënë ai.

“Kjo ndeshje është më e vështirë dhe më e rëndësishme se ajo e Betisit sepse është një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve”, tha ai.

“Jemi duke u përgatitur mirë, jemi në formë të mirë dhe besojmë që do të jetë një ndeshje fantastike e nivelit të lartë”, shtoi ai.

Zidane u pyet edhe për Superligën, ku më pas theksoi se fokusi i tij është vetëm ndeshja.

“Unë nuk do të përgjigjem në këtë pyetje. Presidenti e di se çfarë kam në zemrën time. Tani nuk është koha të flasim për ndeshje, ne do të luajmë një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe unë mendoj vetëm për këtë gjë”, deklaroi Zidane.

Francezi u pyet edhe për mundësinë e përjashtimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve, shkaku i Superligës.

“Këto gjëra që po thuhen janë të çmendura, ne kemi folur me klubin dhe kemi analizuar situatën, nuk është aq e thjeshtë të përjashtohet Real Madridi”, shtoi francezi.

“Unë besoj që në sezonin e ardhshëm, Real Madridi do të jetë i pranishëm në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Zidane. /Telegrafi/

Exit mobile version