Site icon Telegrafi

Superliga e Kosovës zhvillon sot dy ndeshje

Sot (e enjte) do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura të javës së 14-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Me dy takimet e sotme pritet të përfundojë java e 14-të në kampionatin elitar të Kosovës.

Në Ferizaj, ekipi me emrin e këtij qyteti do të presë rivalin e pozitave të fundit, Flamurtarin, në një takim shumë të rëndësishëm.

Vendasit kanë katër humbje radhazi dhe do të synojnë t’i kthehen fitore, ndërsa kryeqytetasit do të tentojnë një rezultat pozitiv pas fitores ndaj Dritës.

Ndeshja tjetër e kësaj dite do të zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”, ku Vushtrria e pret Gjilanin.

Vushtrriasit do të tentojnë rezultatin pozitiv në tentim për t’i ikur pozitave të fundit, ndërsa gjilanasit me një fitore do të ktheheshin përsëri në krye.

Të dy takimet do të zhvillohet nga ora 13:00. /Telegrafi/

Exit mobile version