Ipko Superliga e Kosovës zhvillon sot (e mërkurë) tri ndeshje në kuadër të javës së tetë.
Kampionati i sivjetmë në Kosovë sa vjen e bëhet më interesant edhe në këtë fillim, pasi përveç rezultateve të pritshme, ka pasur edhe shumë befasi.
Sot (e mërkurë) fillon java e tetë e Superligës, ku nuk mungojnë ndeshjet interesante.
Vëmendja është në Drenas, ku në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, lideri Feronikeli pret Llapin në formë.
Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Ferizaj, ku “Ujqit” synojnë t’i rikthehen fitores në ndeshjen ndaj Ballkanit.
Në Klinë, Dukagjini e pret Trepçën ’89 dhe synimi i tyre është të marr pikët e parë këtë sezon.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orar të njëjtë, nga ora 14:30. /Telegrafi/