Site icon Telegrafi

Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje interesante, dy ekipet gjilanase kërkojnë fitore në udhëtim

Ipko Superliga e Kosovës ka në orar edhe dy ndeshjet për të zhvilluar gjatë ditës së sotme (e diel).

E diela sjell dy ndeshjet e fundit të javës së 24-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Ndeshja e parë dhe më interesante është ajo e Dritës në udhëtim te Trepça ’89, takim që zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta”.

“Intelektualët” kanë rifilluar sezonin me fitore në shtëpi ndaj Flamurtarit dhe synojnë fitoren e radhës për të rikthyer pozitën e parë të marr nga Prishtina.

Takimi tjetër është ai në mes të Ferizajt dhe Gjilanit, i cili zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

“Ujqit” do të tentojnë të këndellen pas humbjes së thellë 8-1 nga Prishtina, ndërsa Gjilani synon fitore për të mbetur në garë për titull.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 17:00. /Telegrafi/

Exit mobile version