Telegrafi

Superliga e Kosovës pritet të startojë me 6 qershor

Klubet e Superligës kanë marr dritën e gjelbër për të nisur stërvitjet në grupe nga institucionet shëndetësore.

FFK pritet që gjatë këtyre dy ditëve tua kumtojë rregullat klubeve që duhet tu përmbahen, sa i përket distancës sociale dhe higjienës.

Klubet do të kenë kohë që të stërviten për më shumë se 15 ditë që të jenë gati për të startuar me 6 dhe 7 qershor, shkruan Telegrafi.

Foto: FFK

Komisionet e FFK-së janë duke e përgatitur orarin për 11 xhirot e mbetura, ku do të flitet edhe për pesë ndeshjet e Kupës.

Superliga pritet të mbyllet deri më 20 korrik, kur ka kërkuar edhe UEFA.

Disa nga klubet e Superligës e kanë konfirmuar menjëherë që do të dalin në stërvitje pasdite si Ballkani, Prishtina, Flamurtari e Feronikeli. /Telegrafi/