Site icon Telegrafi

Superkupa e Spanjës ndryshon lokacion deri në vitin 2029 – Arabia Saudite ‘pushton’ futbollin spanjoll

Arabia Saudite po shpëton jetën e futbollit spanjoll në aspektin ekonomik, në këto momente krize për shkak të COVID-19.

Vendi arab ka vazhduar kontratat e tyre me federatën spanjolle të futbollit, dhe duke paguar 30 milionë euro në vit.

Në këmbim, federata spanjolle ka pranuar që Superkupën e Spanjës ta zhvillojë atje. Marrëveshja e parë ishte që të zhvillohej për tre vite, nga 2019 deri në vitin 2021. Edhe pse në vitin 2021 është diskutuar në Andaluzi për kufizime sanitare.

Por, sipas 2Playbook, Luis Rubiales do të kishte arritur një marrëveshje që së pari të rinovojë kontratën aktuale për tre vjet të tjera dhe gjithashtu ta shtojë atë për katër edicione të tjera.

Kështu që Superkupa e Spanjës do të mbahet në Arabi të paktën deri në vitin 2029. Nëse kjo kontratë përmbushet deri në atë datë, ajo do të sillte në arkat e Federatës midis 240 milionë dhe 320 milionë euro të garantuara.

Në marrëveshjet gjithmonë thuhej se përfshinte programe të ndryshme të zhvillimit të futbollit në Arabinë Saudite, veçanërisht atë të grave.

Edhe pse ajo që u intereson më shumë sauditëve është festimi i Superkupës në vendin e tyre. Meqenëse luhet atje, formati ka ndryshuar për të qenë më tërheqës. /Telegrafi/

Exit mobile version