Telegrafi

Superkupa e Spanjës: Barcelona 2-3 Athletic Bilbao, notat e lojtarëve

Athletic Bilbao triumfoi 3-2 ndaj Barcelonës në finale të Superkupës së Spanjës për të fituar kështu trofeun.

Golat për baskët  i shënuan Oscar de Marcos, Asier Villalibre dhe Inaki Williams, derisa për katalunasit realizoi Antoine Griezmann.

Bilbao ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.63, me Barcelonën që u vlerësua 6.60.

Lexo po ashtu Bilbao fiton Superkupën e Spanjës - Barcelona lëshoi trofeun nga dora

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Griezmann që shënoi dy gola dhe u notua me 8.8.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Marc-Andre ter Stegen që u vlerësua me 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Foto: WhoScored

 

Foto: WhoScored

 

/Telegrafi/