Prishtina ka arritur ta mposht Rahovecin në shtëpi e këtyre të fundit me rezultat 91:73.
Prishtina e nisi më mirë ndeshje duke e krijuar një epërsi solide që në çerekun e parë me rezultat 29:20.
Ky rezultat bëri që Rahoveci të këndellet në çerekun e dytë, të cilinë e fitoi 21:17.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Prishtinës prej pesë pikëve.
Edhe çereku u tretë nisi mirë për Rahovecin që arritën ta zbusin epërsinë e kampionëve aktual në tri pikë (62:59).
Kur u rpit që çereku i katërt dhe fundi i ndeshjes të ishte i zjarrtë, ndodhi e kundërta.
Kjo pasi Prishtina e mori lojën në duar, ndërsa tek Rahoveci u ndje lodhja. Ky çerek u mbyll 29:14.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultat 91:73.
Te Prishtina u dalluan Fahro Alihodzic me 23 pikë dhe Divine Myles me 20 pikë.
Ndërsa te Rahoveci më i dalluari doli të jetë Justin Gray me 17 pikë.
Prishtinë është fituese e Superkupës duke i fituar të tre trofetë sezonal. /Telegrafi/