Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Jeddah këtë mbrëmje, sikurse që ka ndodhur 10 herë në 31 edicionet e saj.
Juventusi dhe Milani përballen në stadiumin e qytetit sportiv të Mbretit Abdullah nga ora 18:30.
Superkupa shpesh ka ditur të kalojë kufi dhe kontinente.
Që nga viti 1989, Superkupa është luajtur jashtë vendit 10 herë, duke përfshirë edhe këtë të sotmin në Arabinë Saudite.
Shtetet e Bashkuara e pritën në vitin 1993 në Uashington dhe 2003 në stadiumin Giants në New Jersey.
Libia ishte një zgjedhje e pazakontë në vitin 2002 me Tripolin.
Kina u bë një mikpritës i rregullt me Pekinin në vitin 2009, 2011, 2012 dhe Shangai në 2015.
Katari ka qenë favoriti i fundit, ku u luajtën në stadiumin Jassim Bin Hamad në Doha në vitin 2014 dhe 2016. /Telegrafi/