Sot pas hedhjes së shortit në ambientet e FFK-së në prezencën e dy klubeve dhe të udhëhequr nga kryetari i komisionit të garave, Ismet Ahmeti dhe Agron Shosholli, Drita do të jetë vendase kundër Prishtinës, ndeshje e vlefshme për Superkupë.
Drita do të paraqitet me fanellat e saj zyrtare, ndërsa Prishtina do të paraqitet me fanellën e dytë, të kuqen.
Përballja zhvillohet të hënën nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndërsa FFK ka ndarë nga 100 bileta gratis për dy tifo-grupet, për gjilanasit që do të vendosen në tribunën veriore dhe ata prishtinas në tribunën jugore.
Çmimi i biletave: VIP: 50 euro, Perëndim “A-1”: 10 euro, Perëndim: 5 euro, Lindje: 3 euro, Veri-Jug: 2 euro.
Biletat janë nën menaxhim të organizatorit, FFK-së dhe tifozët do të informohen më gjerësisht për pikat e shitjes në ditët në vijim.
Përndryshe, FFK-ja ka falur dënimin e Prishtinës që e kishte për një ndeshje pa shikues.
Prishtina do t’i ketë tifozët e saj edhe në ndeshjen për Superkupë dhe në javën e parë me Gjilanin./Telegrafi/