Arsenali tani ka gjashtë pikë epërsi ndaj kampionit në fuqi të Ligës Premier, Manchester Cityt, pas fitores 4-3 ndaj Luton Town.
Qytetarët në anën tjetër kanë pësuar humbje nga Aston Villa me rezultat 1-0 dhe kjo ishte ndeshja e katër radhazi që lëshojnë pikë.
Edhe pse Topçinjtë janë në krye të tabelës së Ligës Premier, Superkompjuteri AI i krijuar nga Opta ende nuk beson se ata janë favoritët kryesor për titull.
Arsenalit i jepet ende vetëm 22.9% mundësi për të fituar titullin e kampionit, që është më e lartë se ajo e Liverpoolit, por jo e Manchester Cityt.
Superkompjuteri ende beson se Man City kanë një rast prej 53.9% për të fituar titullin në Ligën Premier në fund të sezonit.
Mikel Arteta me lojtarë do të shpresojnë t’i hedhin poshtë këto parashikimet, duke e ruajtur pozitën e parë deri në fund. /Telegrafi/