Site icon Telegrafi

Supergoli i Rashicës më i miri i vitit 2018 sipas UEFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur një vit të jashtëzakonshëm duke e përmbyllur pa humbje.

Sigurisht që për këto rezultate të mira ‘fajtorët’ kryesorë janë futbollistët tanë të talentuar.

Kosova kishte shkëlqyer në Ligën e Kombeve duke dominuar kundërshtarët e tyre.

E faqja UEFA Euro 2020 në rrjetin social Facebook, ka zgjedhur golin e Milot Rashicës si më të mirin e vitit 2018.

Ylli nga Vushtrria kishte shënuar një gol të jashtëzakonshëm në barazimin e Kosovës 1-1 ndaj Ishujve Faroe.

“Më i miri 2018, Milot Rashica”, ka shkruar faqja e UEFA-s.

Sigurisht që ky gol është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nga tifozët shqiptarë të cilët janë krenar me sukseset e Milotit dhe futbollistëve tjerë të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version