Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi ka shënuar një supergol ndaj Sivassporin, gol i cili është në garë për më të mirin e javës në Ligën e Konferencës.
Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e garave evropiane, duke triumfuar me rezultat 4-3 në udhëtim te Sivasspori.
Golat në këtë fitore për ekipin tonë u shënuan nga Armend Thaqi (20’), Arbër Potoku (31’), Meriton Korenica (66’) dhe Ermal Kraniqi (90+4).
Megjithatë, pavarësisht se të gjithë golat ishin të bukur dhe ndërtuar nga aksion të rrjedhshme, njëri ka ‘vjedhur vëmendjen’ dhe po vlerësohet më shumë.
Është pikërisht goli i parë i shënuar nga mbrojtësi Armend Thaqi, i cili ishte i papërmbajtshëm me një supergol nga distanca, shkruan Telegrafi.
Reprezentuesi i Kosovës dërgoi një goditje të fortë, teknike dhe shumë të saktë nga rreth 30 metra, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit vendas.
Ky gol i Thaqit po vlerësohet lartë edhe nga vet Liga e Konferencës, e cila e ka zgjedhur në ‘top 4’ nominimet për golin më të mirë të kësaj jave apo xhiros së tretë të ndeshjeve.
Thaqi në këtë garë do të ketë kundërshtar emra si Christian Kouame, Euclides Cabral dhe Alex Baena, të cilët gjithashtu shënuan gola të bukur.
Për të votuar golin e Thaqit klikoni në këtë LINK. /Telegrafi/
Who did it best on Matchday 3? 🔥
⚽️ Armend Thaqi
⚽️ Christian Kouamé
⚽️ Euclides Cabral
⚽️ Álex Baena@Heineken | #UECLGOTW | #UECL— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) October 6, 2022